E FUNDIT/ Goglat me fat për Tiranën, njohin rivalin për Champions League

Tirana u shpall kampione e Superiores për sezonin 2019-2020, duke e merituar suksesin pas ardhjes së Egbosë me fitoret rresht që bën jehonë të madhe. Përveç trofeut të munguar prej shumë vitesh, bardheblutë luajnë gjithashtu edhe në Champions League.

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti sa i përket turit të parë. Tirana ka njohur kundërshtarin teksa do të përballet ndaj kampionëve të Gjeorgjisë, Dinamo Tbilisi, duke qenë një short me fat.

Nga ana tjetër, Egbo është shprehur se bardheblutë kërkojnë ëndrrën e madhe të grupeve në Champions League, ndërsa Halili e ka thënë qartësisht se në Europë nuk do të shkohet vetëm për shëtitje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online