Goglat të pamëshirshme me kampionen në Kosovë, Drita e ka punën pisk në turin e parë të Championsit

0

Nga Klaudio Ndreca

Drita ka fituar gjysmëfinalen e parë të paraeliminatoreve në “Champions League” teksa ka fituar në shifrat 2-1 ndaj Inter Escaldes. Tashmë do të luhet edhe finalja në Nyon kundër Linfeldn, për të përcaktuar fituesin që do të kalojë në turin e parë.

Atje nuk do të jetë aspak e lehtë për kampionen e Kosovës, nëse do të kalojë me sukses deri në këtë pikë. Kjo pasi në bazë të shortit të hedhur vetëm pak minuta më parë, është Legia e Varshavës që pret fituesin e çiftit Drita-Linfield. Duke parë forcën e skuadrës polake dhe eksperiencën e madhe që ka në Europë, do të jetë një ëndërr thuajse e pamundur për të shpresuar për një kalim më tej. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.