“Nuk do fusja as 1 euro në bast”, Del Piero i befasuar me Pirlon si trajneri i Juventusit

Afrimi i Andrea Pirlos në rolin e trajnerit dhe për ta nisur menjëherë me Juventusin, ka befasuar shumëkënd në Itali. Madje edhe vetë Del Pieron, i cili nuk e mendonte se ish-mesfushori i bardhezinjëve mund të merrte rolin e Sarrit për ta zëvendësuar, vetëm pak ditë pasi u zyrtarizua te U-23.

“Sinqerisht, nuk do të kisha vendosur as bast 1 euro për të. Ishte edhe për mua një befasi. Isha i lumtur me zgjedhjen e skuadrës për t’i lënë nën 23 vjeç, ishte pasazhi i duhur për të, por këtu ne shkuam më tej. Në përgjithësi, perceptimi i ish-lojtarëve që bëhen trajner po ndryshon.

Përpara kishte nevojë për një stërvitje të gjatë, përkundrazi vitet e fundit kemi parë të dy Filippo dhe Simone Inzaghi, pastaj Gattuso … Kampionë të shkëlqyeshëm që filluan menjëherë me ekipe të shkëlqyera. Andrea dhe krahasimi me Zidane? Nuk është e saktë për ta bërë këtë, Zizou kishte trainuar ekipin B dhe kishte qenë zëvendës i Ancelotti, por Pirlo ka të gjitha aftësitë për të bërë gjëra edhe më të mëdha se Zidane. Ai e njeh mjedisin, lojtarët dhe klubin, unë mendoj se ata folën shumë qartë”, u shpreh Del Piero. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online