E FUNDIT/ “Fik” kundërshtarin dhe plas “bombën” pas fitores, Khabib qan si fëmijë: Jap dorëheqjen nga MMA

Khabib Nurmagomedov do të largohet nga MMA si një legjendë pasi nuk është mposhtur në asnjë përballje të vetme. Një luftëtar i cili u ngrit edhe më tepër pasi arriti të mposhte Conor McGregor, për të rritur së tepërmi imazhin e tij në botë. Por për fatin e keq nuk do të kemi një tjetër ndeshje mes tyre.

Në mbrëmjen e sotme Nurmagomedov ka fituar kundër Justin Gaethje. Ishte vetëm raundi i dytë kur ky i fundit do të humbiste ndjenjat dhe si çdo kundërshtar tjetër e kishte të pamundur që të vazhdonte më tej ndeshjen.

Fitorja me numër 29 në 29 ndeshje për Khabib që ka lënë dorezat në ring dhe ka qarë si një fëmijë për ndeshjen e tij të fundit. “Kjo është hera e fundit që unë ndeshem në MMA. I kam dhënë fjalën, kam premtuar se nuk do të kthehem më këtu pa babain tim. Tani duhet ta ndjek fjalën time. Nuk ka për të ndodhur më kurrë. E mbyll si një legjendë”, ka thënë Khabib. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online