Moviola/ “Nuk ishte penallti ajo e Realit”, eksperti spanjoll plas polemikat: Ashtu do të jepeshin nga 40 penallti për ndeshje

Nga Klaudio Ndreca

Reali i Madridit ka arritur që të fitojë në shifrat 1-3 në “El Clasicon” përballë Barcelonës. Një përballje që ka ofruar spektakël dhe aksione nga të dyja ekipet, megjithëse në fund ishin madrilenët që i’u gëzuan triumfit.

Por momenti kulminant ishte penalltia e akorduar në favor të miqëve për një faull ndaj Serxho Ramos. Eksperti spanjoll, Andujar Oliver mendon se kontakti në fjalë nuk ka të bëjë asgjë me 11-metërshin. Në një prononcim për “Radio Marca” ka treguar se arbitri Martinez Munuera gaboi me vendimin e tij.

“Këto tërheqje të vogla nuk kanë asnjë arsye që të jepen penallti. Të ishte kaq e lehtë atëherë do të jepeshin nga 40 penallti për ndeshje. Nuk ka asnjë lidhje me rastin ndaj Sanabria të Real Betis në ndeshjen kundër Sociedad, atje ku tërheqja bashkë me kartonin e kuq ishte tërësisht e qartë”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online