VIDEO/ 4 gola në 5 ndeshje! Luis Suarez udhëheq listën e golashënuesëve, gabimi më i madh i Barcelonës

Luis Suarez është një nuhatës mjaft i mirë i golit dhe rrugën e rrjetës duket sikur e gjen edhe me sy mbyllur. Sulmuesi uruguajan ka tundur sërish rrjetën këtë mbrëmje, duke vulosur në minutën e 91-të shifrat përfundimtare 2-0 kundër Betisit. Plot 4 gola në 5 ndeshje numëron “el pistolero” me fanellën e re të Atletikos së Madridit.

Shifra këto që e dërgojnë në krye të renditjes për golashënues në La Liga, që pritet të jetë edhe një nga synimet e Suarez këtë sezon. Uruguajani po tregon ndeshje pas ndeshje se sa shumë kanë gabuar te Barcelona me të, duke e larguar nga skuadra pavarësisht kontributit të dhënë ndër vite dhe aftësive të tij që e bëjnë akoma një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/wilnoticias/status/1320109232486756353

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online