E FUNDIT/ Ekipet e kryeqytetit fitojnë! Tirana dhe Partizani e bëjnë të mërzitshme ndaj Skënderbeut dhe Teutës

Dy ekipet e kryeqytetit kanë fituar në ndeshjet e orës 16:45. Tirana arriti që t’ia dilte me shifrat 3-2 ndaj Skënderbeut, pavarësisht se nuk ishte kaq e mundimshme për të mbërritur te 3 pikët. Taulant Seferi shënoi në të 15, ndërsa Limaj gjeti golin nga distanca në të 42. Me nisjen e pjesës së dytë ishte De Silva që trefishoi shifrat, ndërsa Zguro shënoi golin e parë për Skënderbeun në të 65 dhe Mensah që ngushtoi shifrat vetëm në sekondat e fundit të takimit.

Më shumë histori nuk kishte ndeshja tjetër mes Teutës dhe Partizanit. Të kuqtë shënuan pas 120 sekondash me Skukën, që shfrytëzoi pasimin e bukur të Kallakut. Dyfishimi i shifrave erdhi nga Cara dhe Sota në të dytën do të shënonte golin e tretë. Për t’i vendosur kapakun historisë, Junior mbylli ndeshjen në 0-4. /Sport Ekspres/

Tirana-Skënderbeu 3-2 Seferi 16′, Limaj 43′, De Silva 50’/ Zguro 66′, Mensah 90′

43′ Gool! Totre lë bukur me finte topin për Limajn që nga distanca ka saktësi kirurgjikale për të gjetur cepin e rrjetës!

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Ismajgeci, Behiratçe, Hoxhallari, Limaj, Totre, Xhixha, Seferi, De Silva

Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Shehi, Meksi, Sadriu, Dumfur, Vangjeli, Mara, Zhan Viktor, Berisha, Mensah

Teuta-Partizani 0-4 Skuka 2′, Cara 29′, Sota 62′, Junior 90′

29′ Gool! Pas një goditje këndi ishte Skuka që tentoi portën dhe topi gjeti Carën që me portën e boshatisur, nuk mund të gabonte.

2′ Gool! Pasim i mrekullueshëm i Kallakut te Skuka. Sulmuesi ka gjithë potencën për të tundur rrjetën e portës së mbrojtur nga Qirko.

Teuta: Qirko, Qaqi, Idrizaj, Kotobelli, Aleksi, Ivanoviç, Akuah, Daja, L.Vila, E.Vila, Hebaj

Partizani: Hoxha, Belica, A.Marku, Hadroj, Sota, Rrapaj, Murataj, Mala, Kallaku, Cara, Skuka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online