VIDEO/ U transferua në Spanjë para 5 ditësh! Sulmuesi shqiptar shënon golin e parë në La Liga, e duartrokasin tifozët

Një jetë e re dhe rifillim i ri për Vedat Muriqin! Pasi te Lacio rezultoi si një transferim i dështuar, ku shpeshherë përfundonte në objekt tallje për tifozët, transferimi te Mallorca para 5 ditësh ka sjellë fytyrën e re të sulmuesit shqiptar.

Debutim fantastik për mënyrën sesi luajtu me Mallorcan në Kupë dhe tanimë vjen goli i parë, në ndeshjen e parë të luajtur në La Liga. Mallorca po fiton me shifrat 2-1 ndaj Cadiz, teksa goli i dytë u shënua nga Muriqi me penallti. Sulmuesi shqiptar ka zhvilluar një tjetër ndeshje të nivelit të lartë dhe për këtë arsye te klubi menduan që t’i besonin 11-metërshin për t’i rritur më tepër besimin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online