E FUNDIT/ “E di si ti mund ekipet shqiptare”, trajneri i Dinamo Tbilisit “kërcënon” Tiranën: Me këta nuk duhet të ndalesh kurrë!

Nga Klaudio Ndreca

Tirana ka njohur kundërshtarin për turin e parë në “Champions League”, teksa do të përballet ndaj Dinamo Tbilisit. Një rival ky që mund të konsiderohet me fat për bardheblutë që do të ndeshen kështu ndaj kampionëve të Gjeorgjisë, por që mund të kishin edhe rivalë më të vështirë për t’u përballur.

E ndërkohë të lumtur janë edhe nga kampi i kundërshtarëve për shortin që ka rënë. Trajneri i Dinamo Tbilisit, Kakhaber Chkhetiani, u siguron tifozëve se e di shumë mirë sesi mposhtet një ekip shqiptar. Në intervistën e dhënë pak minuta më parë për mediat gjeorgjane pas hedhjes së shortit, Chkhetiani sjellë në kujtesën mënyrën sesi kalojë Kukësin me Torpedon, duke u shprehur se e ka qartësisht në kokë imazhin e ekipeve të Shqipërisë.

“Kemi mësuar së fundmi rreth kundërshtarit tonë dhe kemi marrë të gjithë informacionet në kohë reale. Tirana është një ekip me eksperiencë dhe shumë i mirë. Ata kaluan Kukësin për të fituar titullin, që është kundërshtar i njohur për ne, me 4 pikë. Pastaj kanë edhe 7 futbollistë që janë brazilian, argjentinas dhe anglezë.  Unë kam eksperiencën e duhur sesi të fitojë ndaj një ekipi shqiptar. Sigurisht që kur ti luan me vetëm një ekip nga një vendi i caktuar, krijon një imazh të përgjithshëm, pavarësisht se Kukësi dhe Tirana luajnë në mënyra të ndryshme.

Ajo që kam kuptuar nga ekipet shqiptare është se ti nuk duhet të ndalesh kurrë me ta, edhe nëse i mund në ndeshjen e parë, pasi në të dytën ata do të luftojnë dhe mund ta përmbysin skenarin. Sidoqoftë tani ka vetëm një ndeshje, ne nuk përfaqësojmë vetëm Dinamo Tbilisin, por futbollin në Gjeorgji. Është vërtet keq që nuk do të ketë tifozë, pasi për ta luhet ky sport dhe është burim emocionesh për futbollistët. Por fatmirësisht luajmë në shtëpi dhe nuk do të kemi nevojë që të përshtatemi me një mjedis të ri”, u shpreh trajneri i Dinamo Tbilis. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online