“Dolën pritshmëritë e mia”, fjalët e Refik Halilit jehonë në Gjerogji: Short me fat, për të shkuar në fazën tjetër

Tirana nuk ka ndërmend që ta mbyllë aventurën e saj në Europë që në turin e parë ndaj Dinamo Tbilisit. Entuziazmi është i madh te bardheblutë pasi kanë peshkuar kampionët e Gjeorgjisë, duke parë që emrat e tjerë të kundështarëve të mundshëm, frikësonin edhe më shumë. Ndërkohë edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka folur shkurtimisht sa i përket shortit duke parë për kalimin në fazën tjetër, ndërsa ky reagim nuk mund të qëndronte pa bërë jehonë edhe në mediat gjeorgjiane.

“Unë ndihem mirë tani, por jam edhe i qetë. Kisha pritshmëri të mira dhe dolën. Ishte një short me fat pasi ne kemi luajtur edhe më para ndaj Dinamo Tbilisit dhe kemi fituar. Në skuadër ne shpresojmë që të shkojmë në fazën tjetër. Uroj që të gjithë futbollistët tanë të jenë të shëndetshëm, do të shkojmë në Gjeorgji të mobilizuar për të luajtur në ndeshjen tjetër”, u shpreh Halili. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online