Florian Marku vazhdon të korrë suksese në karrierën e tij të re në boks. Boksieri ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët këtë mbrëmje, teksa ka mposhtur Maksim Prodanin me vendimin e gjyqtarëve. Dueli përfundoi në një dramë të madhe, duke i mbajtur të gjithë të me sytë e mbërthyer në ring, atje ku pas 10 raundesh nuk pati asnjë knock out.
Por në fund arbitrat kanë thënë fjalën e tyre përfundimtare, duke shpallur kampion për herë të parë Florian Markun. Titulli shkon nga brezi i Prodan në atë të boksierit shqiptar, që synon të shkojnë lart e më lart në këtë sport./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
AND THE NEW ?
Florian Marku wins the IBF International Welterweight Title ?? pic.twitter.com/tCM2w4Qg8x
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) September 25, 2021