E FUNDIT/ Daja ka rastin të rishkruajë historinë, Ballkani i shkon një hap larg turit të tretë (VIDEO)

Ilir Daja ka rastin të rishkruajë historinë. Grupet e Ligës së Konferencës mund të arrihen sërish nga ekipi i tij. Ballkani ka mposhtur sot me rezultatin e thellë 3-0 Larnenë, duke i shkuar një hap larg kualifikimit për në turin e tretë. Ndeshja u zhblloku në minutën e 26, kur Rrahmani shndërron në gol një 11 metërsh. Vetëm 7 minuta më vonë ishte Kryeziu ai i cili dyfishoi shifrat.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0. Në të dytë. Gripshi bëri sërish stadiumin “Fadil Vokrri” të festojë, teksa e dërgoi topin në rrjetë për të tretën herë. Ndeshja përfundoi me shifrat 3-0 në favor të Ballkanit, i cili shkon në ndeshjen e kthimit më i qetë, pasi ka “hipotekuar” në një farë mënyre kualifikimin për në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Në këtë fazë, kundërshtari i suharekasve do të jetë Lincoln Red Impsi, një skuadër tërësisht e kalueshme për lojtarët e Ilir Dajës./Halit Delibashi-Sport Ekspre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online