Bayerni i Mynihut ka fituar titullin kampion pa hyrë në fushën e blertë. Bavarezët kërkonin fitoren në takimin që do të zhvillojnë në pasditen e sotme kundër Mounchegladbach për ta mbyllur matematikisht Bundesligën për vitin e 9 radhazi. Por dhurata më e bukur i ka ardhur nga Dortmundi.
Këta të fundit kanë mundur Leipzig me shifrat 3-2. Pas kësaj fitore, Leipzig mban vendin e dytë me 7 pikë larg Bayern kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi. Pra edhe matematikisht bavarezët janë shpallur kampion pa qenë nevoja që të fitojnë me patjetër në ndeshjen e pasdites së sotme. Dominim absolut i nisur që nga sezoni 2012-2013 dhe që duket se nuk do të njoh fundin për një kohë të gjatë. /Sport Ekspres/