Në orët e para të së shtunës u luajt derbi mes Los Anxheles FC dhe Los Anxheles Galaksi. Përfundoi 2-2, me LAFC që kryesonte 2-0 deri në fund dhe me pas Ibra me një asist rihapi sfidën që u mbyll në barazim.
Ylli suedez është një spektakël më vete, edhe pas ndeshjes, sepse në intervistën pas derbin dhuroi perlën e radhës.
U luajt në një stadium të vogël, me 22 mijë vende, çka ka ngjallur jo pak debate, pasi derbi kishte nevojë për një stadium me të paktën 50 mijë vende, ndaj edhe Ibra ironizoi me kundërshtarët, që e fishkëllyen gjatë ndeshjes, për ta nervozuar.
“Për të qenë i ndershëm, më duhet të them se ky stadium është tepër i vogël për mua. Jam mësuar me stadiume me 80 mijë vende, kur fishkëllejnë aq shumë njerëz po, duhet të bësh diçka. Nëse janë 20 mijë, me gjithë respektin, por duket si një seancë stërvitore”, tha suedezi pas ndeshjes, duke e thënë ai fjalën e fundit në duelin e qytetit.