E duan në Kinë, De Biazi: Vetëm fjalë, mbetem këtu!

 

Trajneri kuqezi: Nuk pendohem që qëndrova edhe pas Europianit. Kaçe ka kuptuar se ka gabuar në sjelljen e tij me mua, me shokët, me federatën, mendoj se ka bërë një rritje të madhe nga pikëpamja mendore”

Aventurës së Xhani De Biazit në stolin e Shqipërisë duket se po i vjen fundi. Për këtë janë të sigurta mediat italiane, që e shohin të ardhmen e trajnerit të kombëtares kuqezi në Lindjen e Largët. Kina do të jetë me shumë gjasa destinacioni i ardhshëm i De Biazit me 60-vjecarin që mund të marrë drejtimin e një skuadre të Superligës kineze.  Nëse deri para disa ditësh kishte vetëm zëra për kalimin e De Biazit në Kinë, tashmë mediat italiane kanë bërë publike edhe emrin e skuadrës. Bëhet fjalë për Tianzhin Tedan, sipas asaj që ka shkruar në blogun e tij personal dhe te “SportItalia”, eksperti i merkatos italiane, Alfredo Pedula.

Tianzhini, kujtojmë, që ndodhet në vend të 8-të në renditje pas 12 javësh, ka në përbërjen e saj lojtarë si ish-mesfushori i Çelsit, Obi Mikel, apo serbi Nemanja Gudelj, që ka një të shkuar te Az Alkmar dhe Ajaks në Holandë, por edhe ish sulmuesin e Uest Bromuiç Albion dhe Olimpiakosit, Broun Ideje. De Biazi në fakt ka kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit deri në përfundim të fushatës kualifikuese për Botërorin, Rusi 2018, por mesa duket gjasat janë që trajneri italian të ndërpresë përpara kohe bashkëpunimin me FSHF. Kujtojmë që Tianzhin Teda është drejtuar nga dy ish-trajnerë si Ari Han dhe Josip Kuzhe. “Të flasim për ndeshjen me Luksemburgun dhe për Izraelin, faleminderit. Flasim për ndeshjen… Shkruhet dhe flitet kudo, por në fund unë jam këtu”, tha ai në konferencë

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online