E donte edhe rivali i Laçit, Armando Broja jep dritën jeshile për ofertën nga Premier League dhe brenda javës zyrtarizimi

Superkupa e Europës do të jetë ndeshja e fundit për Brojën me Chelsean e Tuchel për këtë sezon. Ardhja e Romelu Lukakut ka bërë që huazimi të jetë e vetmja rrugë për sulmuesin shqiptar, që ka përzgjedhur ofertat e mbërritura në adresë të tij. “The Athletic” bën me dije se në garë për shërbimet e talentit 19-vjeçar ishte vënë Udineze së bashku me rivalin e Laçit në Ligën e Konferencës, Anderlecht, por në fund lojtari i Kombëtares kuqezi është joshur nga Premier League.

Southampton ka kërkuar të huazojë për një sezon Armando Brojën dhe ky i fundit ka dhënë dritën jeshile për këtë transferimi. Gjithçka do të zyrtarizohet brenda kësaj jave, kur do të hidhet edhe firma në kontratë. Southampton janë zgjedhja e duhur për sulmuesin shqiptar, i cili do të ketë mundësi të përshtatet me futbollin e Premier League, për të qenë sa më gati për Chelsea-n në momentin kur huazimi do të përfundojë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online