“E dinim që fusha do të rezistonte vetëm 10 minuta”! Trajneri i Tiranës flet pas humbjes me Vllazninë: Nuk kishim fat, penalltia ndryshoi ndeshjen

Vllaznia ka arritur që të fitojë klasiken kundër Tiranës në kryeqytet. Në një stadium me pjesëmarrje disi të kënaqshme krahasuar me ndeshjet e tjera, bardheblutë humbën në shifrat 0-1 falë golit të Bekim Balajt në minutën e 37. Nga pika e bardhë, shkodrani nuk gaboi dhe i dha tre pikët Vllaznisë. Nga krahu tjetër Erzeni dhe Teuta janë ndalur në një barazim pa gola. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “MCN TV”:

Ahmataj: “Për shkak të terrenit, i lamë shumë goditje këndi dhe dënimi Vllaznisë dhe kjo u shkoi në favor. Kjo ishte pika e fortë për ta, më pas ajo penallti ndryshoi gjithë rrjedhën e ndeshjes. Fati nuk ishte me ne sot. Kemi probleme me dëmtimet, portierët dhe Hasani. Pavarësisht se kaloi te Rapidi, dëmtimi po e mban larg Hasanin. E dinim që kjo fushë do të rezistonte vetëm 10 minuta dhe më pas do të rëndohej, u ambientuam vonë me të”.

Osmani: “Sot ishte një Vllazni shumë më agresive dhe ne e merituam fitoren. Nuk është e lehtë të mundësh Tiranën, është jo më kot pretedente për të fituar titullin kampion, një nga ekipet më të mira në Shqipëri. Tifozëve iu kërkoj që ta mbështesin sa më shumë ekipin dhe në ndeshjet e ardhshme jam i sigurt se do të ketë edhe më shumë tifozë. Dicka mund ta them me siguri, në Shkodër e duan shumë futbollin dhe Vllazninë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online