VIDEO/ Nuk pasonte! Në Angli e ndëshkuan duke e nxjerrë nga ekipi, ylli i Shqipërisë që gjeti Silvinjo ndalet nga shtylla kundër Sunderland

Anis Mehmeti ishte një prej lojtarëve që Silvinjo gjeti dhe i dha shansin te Kombëtarja. Por trajneri brazilian ka treguar se i merr futbollistët në bazë të formës dhe jo të emrit të ekipeve se ku luajnë. Për këtë arsye Anis Mehmeti humbi sërish nga radari, duke munguar në ndeshjet e fundit të Shqipërisë.

Një talent me potencial të jashtëzakonshëm, ndoshta vetëm Broja dhe Asani janë në të njëjtin nivel me të. Por problemi i tij i madh te Bristol Rovers, e theksuar edhe nga trajneri, ishte mungesa e pasimit dhe dëshira për të bërë gjithçka i vetëm.

Për këtë arsye ai filloi gradualisht të largohej nga vendi i titullarit dhe më pas u stërvit me ekipin e të rinjëve për shumë kohë, duke dalë nga planet e skuadrës së parë. Por situata ka filluar të ndryshojë sërish për talentin 22-vjeçar, që dje e nisi si titullar kundër Sunderland dhe shkëlqeu me performancën e tij. Në pjesën e parë do të ndalej vetëm nga shtylla dhe tregoi aftësitë dribluese të klasit të lartë. Tani mbetet të shihet sesi do të jetë ecuria e Anis Mehmetit pas ndëshkimit dhe leksionit të marrë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online