E dielë me mbushur me emocione legjionarësh, lojtarët shqiptarë do të përballen me njëri-tjetrin

Dita e sotme do të jetë e mbushur me emocione që legjionarët shqiptarë do të dhurojnë në kampionatet europiane. E këtu nuk do të mungojnë as “derbit” që ata do të kenë me njëri-tjetrin. Xhakomo Vrioni pritet të zbresë në fushë në orën 17:00 kundër Rapidit të Vienës, ku do të përpiqet të shtojë golat në CV-në e tij. Ndërkaq në Turqi, Cikalleshi, Çekiçi dhe Bytyqi do të kërkojnë të mbajnë gjallë shpresat për titullin kampion, teksa Koniaspori përballet me Alaniasporin.

Ndërkohë në La Liga, Keidi Bare do të masë forcat me një kundërshtar të vështirë si Vijareali, ndërsa Januzaj pret në shtëpi Osasunën. Sa i përketë Serisë A, shqiptarët do të jenë përballë njëri-tjetrit. Hysaj sfidon të shkuarën, teksa Lacio e tij do të luajë një sfidë të rëndësishme kundër Napolit. Gjithashtu në fushë pritet të jenë Strakosha, që së bashku me Hysajn do të luajnë “derbin” e tyre me Amir Rrahmanin. Gjithashtu një tjetër përballje shqiptarësh do të jetë ajo mes Specias dhe Romës, ku Manaj dhe Kumbulla do të kenë një 90 minutësh të vështirë me njëri-tjetrin./Sport Ekspres/

Ndeshjet e legjionarëve shqiptarë:

Serie A

12:35 Torino – Kaljari

18:05 Specia – Roma

20:50 Lacio – Napoli

La Liga

14:00 Vijareal – Espanjol

18:30 Real Sosiedad – Osasuna

Ligue 1

20:45 Lion – Lilë

Austri

17:00 Tiroli- Rapidi i Vienës

Turqi

14:00 Alaniaspor – Koniaspor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online