E diela nis me Asllanin dhe Bajramin! Manaj sfidon Juventusin dhe Rrahmani luan sfidën me aromë titulli, ja legjionarët që zbresin sot në fushë

Kjo e dielë do të nisë Asllanin dhe Bajramin që do të luajnë transfertën e tyre kundër Xhenoas në orën 12:30. Nuk mungojnë as ditën e sotme lojtarët shqiptarë që do të zbresin në fushën e lojës në kampionatet elitare të Europës. Seria A rezervon përballje të forta për legjionarët, teksa Rei Manaj sfidion Juventusin e Alegrit, ndërsa në mbrëmje Rrahmani luan një duel me aromë titulli.

Napoli dhe Milani përplasin brirët në orën 20:45 në një sfidë që do të ndikojë në ecurinë e tyre për titullin kampion. Gjithashtu një ditë e veçantë do të jetë edhe për Etrit Berishën, i cili më në fund do të veshë dorezat dhe do të mbrojë portën e Torinos kundër Bolonjas.

Ndërkohë në La Liga, Muriqi do të përpiqet të gjejë golin e radhës kundër Selta Vigos, ndërsa Ivan Balliu ndeshet me ekipin e Kadizit. Xhakomo Vrioni do të synojë të thellojë statistikat e tij kundër Hartbergut, ndërkohë që në Ligue 1 të Francës, Edon Zhegrova do të luajë “derbin“ me Elbasan Rashanin./Sport Ekspres/

Ndeshjet e legjionarëve shqiptarë:

Serie A

12:30 Xhenoa – Empoli

15:00 Bolonja – Torino

18:00 Juventus – Specia

20:45 Napoli – Milan

La Liga

14:00 Kadiz – Rajo Vajekano

18:30 Selta Vigo – Majorka

Ligue 1

15:00 Reims – Strasburg

17:05 Lilë – Klermon 63

Bundesliga Austriake

17:00 Hartberg – Tirol

Premier League

15:00 Uatford – Arsenal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online