“E di ku kam lindur, ju jap emrin e spitalit, vitin e qytetin”! Trajneri argjentias duhet të fundosi Argjentinën: Mesi ndalet nëse nuk luan ai, jo nga ne…

Shumica e botës kërkon që Argjentina të triumfojë në këtë Botëror, për shkak se do të jetë i fundit për Lionel Mesin. Por ka një argjentinas që nuk e dëshiron këtë. Gerardo Martino ndodhet në një pozitë të vështirë, teksa do të jetë i ulur në stolin e Meksikës dhe do të përpiqet me çdo kusht të fitojë kundër vendlindjes së tij. Martino u ka kërkuar gazetarëve në konferencën për shtyp që të kuptojnë pozitën e tij. Megjithatë thekson se nuk ka zgjidhje tjetër, veçse të kërkojë me çdo kusht fitoren e Meksikës.

“Unë do t’ju pyesja se çfarë do të bënit nëse do të ishit në vendin tim. Meksika duhet të fitojë, ne do të përpiqemi. Nuk ka përgjigje tjetër. E di ku kam lindur, mund t’ju them emrin e spitalit, vitin dhe qytetin ku kam lindur, por duhet të bëj gjithçka që Meksika të fitojë. Nuk kam zgjidhje tjetër. Në short, kur mora vesh që isha në të njëjtin grup me Argjentinën, as që e mendoja se do të vinte deri këtu, se ata nuk kanë pikë pas ndeshjes me Arabinë.

Nëse Mesi ndalet, do të jetë për shkak të një nate të keqe për të, jo për shkak të gjërave që bëmë ne. Pres që Mesi të tregojë versionin e tij më të mirë. Nuk mund të llogarisim faktin se ai nuk do ta bëjë këtë”, ka deklaruar Gerardo Martino./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online