Vllaznia nuk e kapërdin lehtë humbjen në Europë, shkodranët zhvillojnë miqësore në “Loro Boriçi“

Në Shkodër nuk e kanë kapërdirë lehtë atë humbje 3-1 kundër Linfildit në Ligën e Konferencës. Klubi ka vendosur të kthejë sërish lojtarët në aksin vetëm dy ditë pas ndeshjes që zhvilluan në Belfast. Vllaznia ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook“ se mbrëmjen e sotme do të zhvillojnë një takim miqësor me Buduçnostin në “Loro Boriçi“. Kuqeblutë ftojnë tifozët të jenë të pranishëm në stadium.

“Ndeshje miqësore, Vllaznia- Buduçnost. Sot ora 20:00 në “Loro Boriçi”. Për këtë miqësore, do të hapet vetëm tribuna qendrore e stadiumit dhe hyrja e tifozëve do të jetë e lirë. Forca Vllaznia”, ka njoftuar klubi Vllaznia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online