Vlahoviç mund të largohet nga Juventusi dhe spekulohet se tashmë ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare në vlerë prej nëntë milionë eurosh në sezon me skuadrën pariziene. PSG do të dërgojë një ofertë zyrtare për serbin në ditët në vijim. Megjithatë, u shfaq problemi i parë i madh. Përkatësisht, disa tifozë të klubit nga Parisi janë absolutisht kundër sjelljes së Vlahovic.
Atyre nuk u kanë pëlqyer mesazhet e mëparshme politike të këtij lojtari, më saktë kur ai ka ngritur tre gishtat dhe ka bërë një foto, për ta shfaqur Kosovën si pjesë të Serbisë. Tifozët e PSG i kanë shprehur mbështetje shqiptarëve në këtë rast dhe kanë dalë me një pankartë: “Ejani në Paris, do t’ju presim tre gishtat”. /Sport Ekspres/