E bujshme/ Tha se nuk do të luante në Superiore me ekip tjetër përveç Vllaznisë, për Mevlan Adilin lind ideja…Tirana

Mevlan Adili i ka ndarë rrugët me Vllazninë duke shpërndarë edhe letrën e lamtumirës. Mes emocioneve të mëdha, mbrojtësi i ka falënderuar shkodranët për gjithë emocionet e përjetuara në këto vite të kontributit të tij.

Megjithatë Adili vendosi që të mos e vazhdonte kontratën me Vllazninë. Sipas asaj që raporton Infosport, mbrojtësi mund ta vazhdojë karrierën e tij në Superiore, por këtë herë me Tiranën. Nëse bardheblutë do t’i bëjnë një ofertë të majme, atëherë firma do të ishte shumë afër.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i mbrojtësit. I vetmi dyshim është fakti se para një muaji, Adili u shpreh në “Sport Magazine” se do të largohej nga Vllaznia vetëm nëse do të firmoste me një ekip jashtë Shqipërisë, pasi në Superiore nuk e gjente veten me një tjetër fanellë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online