Luajtën kundër ekipit të sapongjitur në elitën e Rumanisë, njihuni me rezultatin e ndeshjes së tretë miqësore të Tiranës

Tirana po vazhdon që të stërvitet dhe përgatitet në Turqi para ndeshjes që do të ketë me Dudelang në turin e parë të Champions League. Bardheblutë e nisëm me humbjen ndaj Dinamo Tiraspol në shifrat 1-2, ndërsa do të fitonin kundër kampionëve të Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja kundër Shkupit përfundoi 2-0 në favor të Tiranës falë golave të Limajt dhe Seferit. Pak minuta më parë është mbyllur edhe ndeshja e tretë për bardheblutë. Siç njofton kundërshtari i saj, Hermanstadt, takimi ka përfunduar në shifrat 0-0.

Ky ekip është ngjitur në elitën e futbollit të Rumanisë pasi zuri vendin e dytë në Ligën e Dytë gjatë sezonit që lamë pas. Miqësorja e fundit e Tiranës do të jetë testi i së vërtetës pasi do të përballet me Fenerbacen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online