E bujshme | Talenti shqiptar pranë kalimit te Juventusi

Akademisë së Juventusit mund t’i bashkohet së shpejti një talent shqiptar. Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës Primavera të Empolit, Kleis Bozhanaj. Futbollisti i lindur në Tiranë është prej më shumë se dy vitesh pjesë e ekipit toskan, ku pak muaj më parë firmosi kontratën e parë profesioniste.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetari italian Mateo Pedrosi. Në sezonin që lamë pas të kampionatit Primavera, Bozhanaj u aktivizua në 22 ndeshje ku shënoi 2 gola dhe shërbeu 3 asiste.

Para kalimit përtej Adriatikut, Bozhanaj ka qenë pjesë e disa ekipeve në kryeqytet si Dinamo, Olimpik, Partizani dhe Internacional.  Futbollisti 18-vjeçar ka qenë pjesë e grumbullimeve të kombëtares U17 dhe U19.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *