E bujshme/ Sirena nga Serie A bien për Lionel Mesin, kampioni i botës mund të bëhet shok skuadre me… Asllanin

E ardhmja e Lionel Mesit te PSG-ja është vendosur në pikëpyetje. Ylli argjentinas ka ngjallur pakënaqësi në radhët e tifozëve, të cilët e shohin si fajtor për eliminimin nga Liga e Kampionëve. Sipas lajmeve të fundit që qarkullojnë në mediat europiane, për 7 herë fituesin e Topit të Artë kanë nisur të bien sirena nga Serie A.

Interi duket se po shqyrton mundësinë për të sjellë në Milano një nga futbollistët më të mirë që ka njohur historia e futbollit. Romelu Lukaku do të largohet në verën e ardhshme dhe Mesi shihet si personi ideal për të udhëhequr repartin e sulmit së bashku me Lautaro Martinezin. Transferimi i Lionel Mesit në radhët e Interit do të ishte një lajm mjaft i mirë edhe për Kristjan Asllanin, i cili do të kishte mundësinë të luante përkrahë një legjende të futbollit botëror./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online