U larguan me barazim nga Izraeli, trajneri i Kosovës: Jemi të kënaqur, kemi kapacitet në sulm

Kosova barazoi me rezultatin 1-1 në transfertën me Izraelin. Pas ndeshjes Alain Giresse ka folur për mikrofonin e “Supersport“-it për të komentuar 90 minutat e luajtura në Tel-Aviv. Trajneri i dardanëve ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, si dhe vlerëson cilësinë që Kosova ka në repartin e sulmit

“Ishte një ndeshje që kërkonte angazhim dhe ritëm. Iu përgjigjëm atyre në mënyrë të mirë. Rezultati është jo i kënaqshëm prej rasteve në fund, por vlerësoj paraqitjen e lojtarëve. Jemi të kënaqur, gjithsesi, rezultati 1-1 është pozitiv. Kishim vështirësi në markimin e kundërshtarëve, por u përshtatëm më pas. Sulmi u paraqit në mënyrë të mirë. Kemi kapacitet në repartin e sulmit”, ka thënë Alain Giresse./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online