E bujshme/ Shok skuadre me Marash Kumbullën, Murinjo kërkon sulmuesin shqiptar te Roma

Milot Rashica e ka mbyllur me zhgënjim këtë sezon te Ëerder Bremeni në Bundesligë. Këtë herë është momenti i së vërtetës që sulmuesi shqiptar të provojë eksperiencën e re jashtë Gjermanisë. Në mediat prestigjoze italiane kanë raportuar edhe interesimin e fundit që mbërrin për lojtarin e Kosovës.

Bëhet fjalë për Romën në Serinë A, një ekip me histori të madhe që ka objektiva të mëdha në sezonin e ardhshëm. Jo më kot është zgjedhur një trajner me mentalitet fituesi si Jose Mourinho. Nëse Rashica do ta mbyllte me sukses këtë lëvizje do të gjente edhe mbrojtësin shqiptar si shok skuadre, Marash Kumbullën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *