Zaneti tregon golin më të bukur që ka parë: Ronaldo fenomeni shënoi në fushë patatesh me -14 gradë

Javier Zanetti është padyshim një nga mbrojtësit më të mirë që ka veshur ndonjëherë fanellën e Interit. Tashmë i pensionuar dhe në detyrën e zëvendës presidentit të zikaltërve, 47 vjeçari shijoi fitmin e kampionatit italian pas 11 vitesh. Zanetti dha një intervistë për “DAZN” ditën e djeshme, ku ndër të tjera deklaroi dhe golin më të bukur që ka parë në jetën e tij, atë të Ronaldo fenomenit në gjysmë finale e Kupës Uefa në vitin 1998, kundër Spartak. Në këtë kohë Ronaldo ishte pjesë e Interit.

“Ishte gjysmë finale e Kupës Uefa, të cilën e fituam. Luam në Rusi në kundër Spartak. Po ngrinim, ishte -14°C. Fusha e futbollit ishte si një fushë patatesh. Ishte e pamundur të luaje. Por Ronaldo shënoi një super gol. Ai dukej sikur kërcente me topin. Për mendimin tim ai ështe goli më i bukur që kam parë”- u shpreh Zanetti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online