Situata e paprecedentë/ Nuk ka asnjë ofertë, Donaruma mund t’i kërkojë falje Milanit për herën e dytë

Rasti i Donnarumas ishte i paprecedentë pasi portieri dha lajmin e mos rinovimit menjëherë pasi Milani siguroi Champions League pas 7 vitesh. Agjenti i tij Mino Raiola deklaroi se Donnaruma kërkon një pagë të cilën kuqezinjtë nuk mund t’ia ofrojnë dhe për këtë arsye është duke pritur ofertat e tjera.

Por pasi ka kaluar gati dy javë nga ndeshja e fundit me Atalantën, duket se për Donnaruman nuk ka asnjë ofertë konkrete. E vetmja ofertë ishte nga Roma ku Mourinho e mori në telefon për ta bindur të shkonte tek Roma. Duke qenë se Roma është në Europa League, ky do të ishte nje hap pas për portierin italian.

Ka një mundësi reale që Donnaruma të kërkojë falje tek drejtuesit e Milanit dhe t’i kërkojë të qëndrojë. Kjo do të ishte hera e dytë për 22 vjeçarin që do të kërkonte falje, vetëm se këtë herë e ka tifozerinë kundër, e cila ka deklaruar se nuk e do në ekip. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online