E bujshme/ Rriten kërkesat për Armando Brojën, Arsenali do të hidhet në sulm për “thesarin” shqiptar: Arteta e admiron

Armando Broja po rritet nga java në javë dhe ka bërë për vete të gjithë opinionin sportiv në Angli. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me paraqitjet e tij, duke treguar nuhatje të frikshme për golin si dhe duke shkaktuar panik për këdo mbrojtës me shpejtësinë e tij.

Pas Southampton-it, Ëest Ham-it apo Evertonit kërkesat vijojnë të rriten për “thesarin” shqiptar. Sipas “Football.london”, Arsenali po monitoron 20-vjeçarin dhe është gati të hidhet në sulm në merkaton e verës. Aubameyang u largua te Barcelona, ndërsa Nketiah dhe Lacazette përfundojnë kontratat e tyre në fund të sezonit.

Sipas medias në fjalë, trajneri Arteta e admiron Brojën dhe është gati ti besoj atij sulmin për sezonin e ardhshëm. Megjithatë mbetet për t’u parë se çfarë qendrimi do të mbajë Chelsea, duke qenë se një muaj më parë vetë trajneri Tuchel bëri të qartë se sulmuesi shqiptar është lojtar i tyre dhe vuri në dukje rritjen e cilësive të tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online