Roma humbet dy pikë me Sasuolon, Murinjo vlerëson punën e Marashit: Patëm stabilitet pas falë Kumbullës

Roma ka barazuar me rezultatin 2-2 me Sasuolon, duke humbur kështu dy pikë të vlefshme. Pas përfundimit të ndeshjes, Zhoze Murinjo ka dhënë një prononcim për mikrofonin e “DAZN”-it, ku ka treguar ku çaloi skuadra e tij. Në fjalën e tij portugezi shprehet se Roma pati stabilitet në prapavijë për shkak të aftësive në dalje të Kumbullës, duke vlerësuar kështu punën e bërë nga mbrojtësi shqiptar.

“Edhe me një person shumë nuk mund të ndryshojmë statistikat. Nuk është e lehtë të posedosh topin me Sasuolon. Ne kishim njëfarë stabiliteti pas (në mbrojtje) falë daljes së Kumbullës. Në mesfushë mungonte rregulli dhe disiplina në pjesën e parë të ndeshjes, sa herë që topi ishte nga Karsdorp apo Vina kishte pak opsione dhe Sasuolo na parashikonte. Felix kishte vetëm një shans për thellësi, ne u përmirësuam në pjesën e fundit të garës, ai ndjeu se ekipi po përmirësohej dhe unë mendoj se pika është e merituar. Ka zhgënjim sepse kemi ardhur për të fituar, por le të marrim pikën”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online