Për herë të parë pjesë e Kombëtares së femrave, Mema & Berisha: Ëndërr e bërë realitet!

Të qenit pjesë e Kombëtares është një nga synimet që kanë shumë futbollistë të rinj e të reja që luajnë futboll. Në kuadër të grumbullimit të Kombëtares së femrave, që ka nisur që prej ditës së martë në qytetin e Ulqinit, fshf.org ka ndjekur seancat stërvitore dhe ka zhvilluar intervista me dy futbolliste të ekipit Kombëtar.

Trajneri Armir Grima ka ftuar në këtë grumbullim 23 vajza, ku spikasin disa elemente të reja, për t’i dhënë më shumë mundësi dhe për të rinovuar skuadrën me emra të tjerë, që mund t’i shërbejnë edhe për ndeshjet kualifikuese të Botërorit që rinisin në muajin prill.

Marinela Mema dhe Fortesa Berisha janë dy prej lojtareve që janë prononcuar për mikrofonin e fshf.org, duke treguar emocionet e ftesës së parë me Kombëtaren, si dhe ëndrrat për të ardhmen.
Mema, që është edhe pjesë e kampionatit shqiptar dhe luan me skuadrën e Apolonisë nuk e ka fshehur lumturinë kur ka marrë ftesën, teksa shpreson se në vijim do të bëjë paraqitje të mira për të arritur më shumë.

E lumtur që je pjesë e Kombëtares? – Pasi pashë emrin tim në listën e Kombëtares A, u ndjeva shumë e lumtur që isha pjesë e saj.
Diskutimi i parë me prindërit? – Ngela e habitur dhe isha shumë e lumtur, bisedova me ta, më thanë t’i jepja forcat e mia për të dalë sa më mirë. Botërori 2023, i arritshëm? – Pse jo, nëse punojmë fort, mund t’ia arrijmë çdo gjëje.
Ëndrrat për të ardhmen? – Një nga ato sapo u plotësua, tashmë jam pjesë e Kombëtares A. Shpresoj të bëj një paraqitje të mirë, për të arritur më shumë në vazhdim.

Sakaq, një emër i ri që vjen nga Kosova, Fortesa Berisha, e cila aktivizohet me skuadrën e Malishevës, shprehet se ëndrra për të qenë pjesë e Kombëtares tashmë u bë realitet, me ftesën e mbërritur nga FSHF. Berisha flet edhe për ëndrrat në vijim, duke shpresuar që një ditë të luajë për një klub të madh europian.

Ftesa nga FSHF-ja për të qenë pjesë e Kombëtares? – Nuk e kam pritur një ftesë. Ëndrra ime më e madhe ka qenë të jem pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. Fillimisht kam luajtur për grupmoshat e Kosovës, por kur mora ftesën nga Shqipëria, kam biseduar me prindërit dhe më kanë motivuar për të qenë këtu ku jam sot. Ka qenë një ëndërr, në fakt, thuajse çdo futbolliste e ka këtë ëndërr. Nuk e kam pritur, jam befasuar jashtë mase dhe jam jashtëzakonisht e lumtur që marr pjesë në këtë grumbullim sot.
Ëndrra më e madhe? – Fillimisht ka qenë të përfaqësoja qytetin ku jetoj, por tani, unë bashkë me lojtaret e grupit përfaqësojmë një shtet dhe është ëndrra më e madhe që ne kemi menduar dhe pse jo për të luajtur për një ekip të madh në botë, si për shembull ne që e kemi ëndrrën të gjithë futbollistet kosovare të jemi si Kosovare Asllani. Qëllimi kryesor është për të luajtur për një ekip shumë të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online