E bujshme! Roma shkarkon Murinjon me efekt të menjëhershëm, Kumbulla do të ketë trajner të ri

Një lajm i papritur ka mbërritur mëngjesin e sotëm. Roma ka shkakrkuar me efekt të menjëhershën Zhoze Murinjon. Verdhekuqtë po kalojnë një krizë rezuktatesh dhe aktualisht gjenden në vendin e 9 në Serinë A. Klubi italian ka njoftuar përmes faqes së vetë zyrtare se largimi i Murinjos ishte vendimi më i mirë në interes të klubit, ndërsa vlerëson arritjet e portugezit në periudhën që qendroi në stolin e Romës.

“AS Roma mund të konfirmojë se Zhoze Murinjo dhe stafi i tij i trajnerëve do të largohen nga klubi me efekt të menjëhershëm. Murinjo u zbulua si trajneri i 60-të i verdhekuqve në maj 2021. Ai udhëhoqi ekipin për të fituar Ligën e Konferencës në Tiranë më 25 maj 2022 dhe në finalen e Ligës së Europës në Budapest sezonin e kaluar.

“Ne do të donim të falënderonim Zhozenë në emër të të gjithëve në AS Roma për pasionin dhe përpjekjet e tij që nga ardhja e tij në klub”, thanë Dan dhe Rajan Friedkin.

“Ne gjithmonë do të kemi kujtime të shkëlqyera nga qëndrimi i tij në Romë, por besojmë se një ndryshim i menjëhershëm është në interesin më të mirë të klubit. Ne i urojmë Zhozesë dhe ndihmësve të tij gjithë të mirat në përpjekjet e tyre të ardhshme”.

Përditësime të mëtejshme për stafin e ri të trajnerëve të ekipit të parë do të pasojnë së shpejti”, ka njoftuar klubi AS Roma./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online