PSG është kthyer në ekipin e ëndërrave dhe në këtë merkato e ka shfrenuar fantazinë me afrimet e kryera. Nga Donaruma për të vazhduar me Ramos dhe Hakimi, me mesfushën që u plotësua nga Ëijnalduim dhe Pererira, ndërsa në vijën e parë të sulmit do të jetë edhe Lionel Mesi.
Padyshim që treshja sulmuese e PSG është e frikshme për këdo dhe mund të quhet si më e mira e viteve të fundit. Të paktën në emra, pasi mbetet ende kohë që t’i shohim në fushën e blertë. Por në skuadrën e ëndërrave ka nisur edhe përçarja. Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Franca, disa lojtarë kanë nisur që të protestojnë pr afrimin e Mesit pasi do të mbeten në hije.
Sipas asaj që raporton gazetari i njohur, Thibaud Vezirian, që e njeh mirë ambientin te PSG, Mbape ka nisur kryengritje duke u shprehur se nuk dëshiron që të luajë me Mesin. Ylli francez njihet për këtë sjellje egosite të tijën që e ka shprehur edhe te Kombëtarja, duke kërkuar që të gjitha kamerat të drejtohen vetëm drejt tij.
Gjithashtu është raportuar se Mbape dëshiron largimin e menjëhershëm drejt Realit të Madridit. E si për t’i shtuar dyshimet edhe vetë reagimi i presidentit të PSG, Naser Al Khelafi, ishte detyrues për Mbapen: “E ardhmja? Do të jetë me ne. Është në skuadrën më të mirë dhe nuk ka zgjidhje tjetër”. /Sport Ekspres/
? Kylian Mbappé veut partir. Il a demandé son bon de sortie et ne souhaite pas prolonger. Soit c’est le Real Madrid cet été, soit un départ libre dans un an. Il avait déjà prévenu il y a plusieurs semaines qu’il ne souhaitait pas jouer avec Messi. #PSG ??
— T.V. (@ThibaudVezirian) August 11, 2021