Një tymnajë e madhe vjen nga Franca, atje ku është vendosur për mbylljen e futbollit deri në shtator. Për këtë arsye të gjitha kampionatet kanë përfunduar në tavolinë pas vendimit të ardhur nga ana e Qeverisë.
PSG është shpallur kampion dhe për këtë nuk ka askush diskutim, por polemika të mëdha kanë lindur në këto orë. Këshilli i Shtetit ka miratuar aneksat e ndryshme që janë të paraqitura dhe ka konfirmuar qendrimin e Amiens dhe Toulouse në “Ligue 1”.
Kaq ka mjaftuar dhe të dyja skuadrat e kanë bërë fakt të kryer, ku megjithëse janë në vendin e fundit të tabelës, kanë njoftuar tifozët e tyre se do të jenë pjesë e elitës së futbollit francez edhe në vitin tjetër. Por si qendron e vërteta? Në fakt këto postime janë një mënyrë për të bërë presion mbi Ligën Profesionale të Futbollit, ku fjala e fundit do të thuhet pas disa orësh. /Sport Ekspres/