Fjalët e Starovës dhe Tirana e “Champions-it”, vendin e Egbosë e rrezikon vetëm një trajner i dashur

Nga Klaudio Ndreca

Sulejman Starova do të habiste jo pak teksa i ftuar në emisionin “Pressing” e tha me siguri: “Të jeni të bindur dhe këtu do të jemi. Egbo do të jetë trajner portierësh kur Tirana të shkojë në Europë, atje e ka vendin. Si trajner i parë do të vijë një tjetër”.

E thënë kjo kur me Egbon në krye janë zhvilluar 16 ndeshje dhe ku janë marrë 15 fitore, ndërsa tjetra barazim, vetëm në aspektin llogjik që një hipotezë e tillë nuk mund të bazohet. Atëherë dilet në përfundimin se mund të ketë disa tentativa për të sjellë një tjetër trajner, që do të jetë dëshira e madhe e Tiranës.

Jemi në kuadrin e aludimeve, por nëse e shohim me vëmendje, vetëm një emër mund të rrezikojë stolin e Egbosë që deri tani po realizon një mrekulli. Flitet pikërisht për Ilir Dajën, ndërsa Tirana kërkon që të rikthehet si dikur në Skënderbeun e kohëve të arta. Mjaftojmë të shohim edhe objektivat e merkatos së bardhebluve, ku kërkohet Gledi Mici dhe është përfolur edhe për Bruno Ditën.

Presidenti Halili ka një vlerësim të madh për Ilir Dajën, po ashtu si edhe tifozët e Tiranës. Pra duke pritur një vendim për Skënderbeun që do të vijë në këto kohë, nëse do të kemi sërish një përgjigje negative për korçarët, atëherë Ilir Daja do i duhet të largohet, por me nder.

Pikërisht në këtë moment Egbo do të ndiejë rrezikun e vetëm një emri që mund t’i marrë stolin, pasi nuk mund të diskutohet për asnjë kandidaturë tjetër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online