“Ke dashur vetëm lekët e Demit”, Edmond Dosti flet hapur: Turp për Sormanin! Nuk pranon të dorëhiqet

Nga Klaudio Ndreca

Edmond Dosti vazhdon të flasë hapur dhe të ngrejë zërin në mënyrën e tij, duke bërë reagime të shpeshta në lidhje me situatën ku ndodhen të kuqtë. Me ardhjen e Sormanit në krye dhe largimin e Lerdës, u mendua se Partizani do të ringrihej si më parë dhe do të rikthehet fryma pozitive.

Por në fakt jo vetëm që kjo nuk ndodhi, por situata ndryshoi për keq. Kryeqytetasit shkuan nga lufta për titull në vendin që të dërgon në “Play-Out”, pa harruar edhe atë eliminim nga Kupa e Shqipërisë pas dështimit me Besëlidhjen.

Pra statistikat flasin hapur se Sormani nuk është trajneri i duhur për Partizanin, të paktën deri tani kështu ka rezultuar. Në këtë linjë mendimi vazhdon edhe Dosti që shprehet se trajneri italian ia ngarkon të gjithë përgjegjësinë e humbjeve lojtarëve, ashtu si edhe Panuçi, ndërsa kur erdhi premtoi shumë me cilësitë që kishin po këta futbollistë. Si një turp e cilëson figura ikonë e Partizanit faktin që Sormani nuk është dorëhequr ende nga posti, duke thënë se i interesojnë vetëm paratë e Demit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online