Mervejl Ndokit është zyrtarisht pjesë e skuadrës së Getafes, pasi klubi spanjoll i La Ligas ka blerë kartonin e tij te Tirana.
Të gjithë prisnin që 19-vjeçari të firmoste në Kroaci me Osijekun, por 400 mijë eurot e Getafes kanë bindur klubin e Tiranës.
Veç shumës së mësipërme, klubi i Tiranës do të mbajë edhe 10% të kartonit në rast rishitjeje. Paraqitjet e mira të bëra të Tirana kanë bindur spanjollët ta afrojnë në ekip Mervejlin, anëtar i kombëtares së Kongos.
Sezonin e fundit ai arriti të shënojë pesë gola me Tiranën në Superiore, duke u aktivizuar në total në 29 ndeshjes në kampionat. Gjithashtu ai luajti edhe në Europë ndaj Makabit Tel-Aviv, duke shkëlqyer.
Një lajm që duhet të bëjë të refletojnë klubet shqiptare: një futbollist i kampionatit tonë shkon direkt në Spanjë!