E bujshme/ Mediat greke nisin të festojnë për dështimin e Shqipërisë, Lorik Cana hodhi shortin për…”Road to Athina”

Nëse politikanët fusin “hundët”, punët djallosen. Kjo është treguar edhe në situatën e fundit me zgjedhjet në FSHF. UEFA dërgoi zyrtarët e saj për të parë procesin zgjedhor dhe legjetimojë rezultatin përfundimtar. Por Gjykata e Tiranës tregoi edhe njëherë tjetër varësinë e saj, me kryebashkiakun e Tiranës që e kishte premtuar prej kohësh “nxirjen e jetës” nëpërmjet tyre.

Pikërisht kjo është edhe prova më e fortë që i djeg pushtetarët për të mos i besuar vendimeve të Gjykatës, ndërsa UEFA do të dërgojë në javën e ardhshme vendimin për largimin e finales së Conference League drejt Athinës dhe dënimin 10-vjeçar të Kombëtares Shqiptare dhe ekipeve shqiptare në garat ndërkombëtare.

Nëse për këto të fundit duhet të presim edhe pak ditë për zyrtarizimin e plotë, në Greqi ka nisur festa për finalen e Conference League. “Proto Thema”, “Sport24”, “Fosoonline”, “Metrosport” dhe shumë media të tjerë greke shkruajnë se kjo finale po shkon në Athinë. Lorik Cana ishte pak ditë më parë për të hedhur shortin e këtij kompeticioni duke folur para UEFA-s sesi do ta mirëpresi Shqipëria këtë event historik, por falë politikanëve, në fakt kapiteni legjendar i Kombëtares caktoi rrugën drejt…Athinës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online