Kilian Mbapeja po përbën një temë të nxehtë diskutimi në këtë merkato verore. Lojtari dëshiron me çdo kusht kalimin te Reali verën e ardhshme, por PSG-ja nuk pranon kurrsesi ta lërë të largohet me parametra zero. Francezi refuzoi një ofertë stratosferike nga Arabia Saudite pak ditë më parë, ndërsa në skenë del një tjetër skuadër.
Këtë herë në tryezën e negociatave është ulur një klub me histori të lavdishme. Liverpuli po punon për të sjellë në Premier Ligë atë që mund të cilësohet si rivali më i madh sportiv i Halandit. Ky i fundit e ka kthyer Sitin e Guardiolës në një makineri perfekte dhe Mbape do të ishte ar.ma e duhur për Jurgen Klopit që të sfidojë Guardiolën.
“Daily Mail” shkruan se Liverpuli dëshiron huazimin 1-vjeçar të Kilian Mbapesë, duke i ofruar para PSG-së për një transferim të tillë. Klubi parisien ka dhënë dritën jeshile për këtë lëvizje, e cila më pas do i hapte rrugën 24-veçarit për t’ju bashkuar Realit të Madridit në verën e ardhshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/