E bujshme/ “E dua edhe një ndeshje me Shqipërinë”! Broja e la me shpirtin e trazuar, gati miqësorja e kuqezinjëve kundër Kombëtares së Marco Rossi

“Kemi shumë keqardhje për ato ndeshje të humbura me Shqipërinë. Unë shpresoj shumë se do ta kemi edhe një ndeshje tjetër me Shqipërinë në të ardhmen, për të treguar se kush është ekipi më i mirë”, kështu u shpreh Marco Rossi, trajneri i Hungarisë, teksa kuqezinjtë nën drejtimin e Rejës e mundën në të dy takimet.

Armando Broja do të rezultonte heroi i kuqezinjëve pasi golat e tij na dhanë 6 pikët. Ndërkohë Marco Rossi ka arritur rezultate mbreslënëse nën drejtimin e Hungarisë. I vetmi moment i vështirë për të ka qenë kur Shqipëria e mundi në dy takimet.

Në të gjitha rastet e tjera, Hungaria ka përballuar me sukses emrat më të mëdhenj të Europës. Dëshira e Marco Rossi-t për të pasur edhe njëherë Shqipërinë si rival duket se do të plotësohet. Media e njohur në Hungari, “Csak Foci”, bën me dije se është arritur një marrëveshje për të pasur një miqësore përpara nisjes së Europianit mes Shqipërisë dhe Hungarisë.

Tani mbetet vetëm zyrtarizimi dhe data e ndeshjes. Hungaria do të ketë në grupin e Europianit Zvicrën dhe për këtë arsye do ta testojë veten me Shqipërinë. Ndërkohë për Rossin kjo miqësore do të shkojë përtej një testi stërvitor pasi kërkon t’i tregojë kuqezinjëve se është më i fortë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online