“Calhanoglu është mesfushori i dytë më i mirë në botë”! Alessandro Cotacurta: Ne e dimë se kush është numri një apo jo?

Ish-legjenda e Milanit, Alessandro Costacurta nuk ka dyshim se kush është mesfushori më i mirë në botë për momentin dhe pretendon se Hakan Calhanoglu është i dyti. Edhe pse ai është një legjendë absolute e Milanit, Costacurta e vlerësoi lojtarin nga radhët e rivalëve të qytetit, Interit deri në atë masë sa e renditi atë si mesfushorin e dytë më të mirë në botë.

29-vjeçari Hakan Calhanoglu, gjithashtu një ish-lojtar i Milanit, ka luajtur 24 ndeshje për Interin këtë sezon dhe ka shënuar 10 gola me tre asistime dhe, së bashku me Lautaro Martinez, është padyshim protagonisti që Interi është më afër Scudetto-s. për momentin dhe pa asnjë dyshim sot ekipi më i mirë në Serie A. “Ai është aktualisht mesfushori i dytë më i mirë në botë. Ne e dimë se kush është numri një, Rodri nga Manchester City”, tha Costacurta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online