Nis edicioni i tretë i kursit të Mjekësisë Sportive nga FSHF/ Begolli: Numër rekord aplikimesh, sjellim teknologjinë e fundit në përdorimin e pajisjeve

Kursi i Mjekësisë Sportive, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit e që udhëhiqet nga Departamenti i Mjekësisë Sportive në FSHF, ngriti siparin e edicionit të tretë këtë të hënë.

Lektorët kryesorë në këtë kurs shumë të rëndësishëm do të jenë dy përfaqësuesit e Departamentit të Mjekësisë Sportive, Gianluca Stesina e Ilvi Begolli, ndërkohë që në vijim do të ketë të ftuar edhe lektorë të ndryshëm me një përvojë të pasur në fushën e Mjekësisë Sportive.

Në këtë edicion të ri janë regjistruar 50 kursantë në kursin e Mjekësisë Sportive, por siç tregon për fshf.org, Koordinatori i Departamentit të Mjekësisë në Federatën Shqiptare të Futbollit, Ilvi Begolli ka patur një numër rekord aplikimesh, që i është dhënë mundësia të regjistrohen sezonin tjetër.

“Ky është viti I tretë që ne organizojmë kursin e mjekësisë sportive në Federatën Shqiptare të Futbollit. Do të thoja që numri i pjesëmarrësve rritet nga viti në vit. Këtë vit, numri i pjesmarrësve është rreth 50 dhe i ka kaluar pritshmëritë. Kemi pasur akoma më shumë kërkesa por për arsye të kapaciteteve dhe për të zhvilluar një gjë sa më korrekte jemi detyruar që t’i shtyjmë për një moment të dytë pjesëmarrësit e tjerë, i kemi dhënë mundësinë të regjistrohen vitin tjetër. Do të thoja që këtë vit kemi një prezencë të shtuar të mjekëve, pra kemi një ndërthurje midis mjekëve dhe fizioterapistëve. Prezenca e mjekëve këtë vit është shumë herë më e madhe se ç’ka qenë në vitet e kaluara. Është për t’u vlerësuar që në vazhdim.  ne do të kemi më shumë mjekë të cilët do të jenë të fokusuar në fushën e mjeksisë sportive dhe do të punojnë më shumë me ekipet. Rrjedhimisht do të kemi një mbarëvajtje më të mirë të menaxhimit të sportistëve apo dhe klubeve ku ata mund të punësohen”- shpjegon Begolli në lidhje me veçoritë e pjesmarrësve këtë vit.

Në lidhje me risitë që sjell kursi këtë edicion, ai shprehet se fokusi qëndron tek makineritë e reja të cilat përdoren në mjekësinë sportive. “Ne sot kemi një prezantim të të gjitha pajisjeve që përdoren në fushën e Mjekësisë Sportive dhe të fizioterapisë. Është një seancë tre ditore që është e ndërthurur midis meje, doktor Stessinës dhe një grupi italian mjekësh dhe fizioterapistësh, të cilët do të vijnë dhe do të na sjellin risitë e fundit dhe teknologjinë e fundit të përdorimit të pajisjeve në fushën e Mjekësisë Sportive. Më pas do të vijojmë me problematikat e gjurit, të supit pra të gjitha ato problematika që i përkasin fushës dhe që janë të prekshme në sport”- thotë ndër të tjera Koordinatori i Departamentit të Mjekësisë Sportive në FSHF, Ilvi Begolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online