E bujshme/ Do të luajë rol të rëndësishëm në gjetjen e lojtarëve, klubi i Serisë A mendon për të marrë Elton Marinin

Shumë vlerësime jashtë Shqipërisë dhe fare pak në vendin tonë! Elton Marini është një emër që në Shqipëri nuk përmendet shumë sa i përket punës së bërë prej tij, por ndërkohë po kthehet në kryefjalën e prestigjozeve mediatike në Europë.

Këtë herë është “Tuttomercatoweb” që zbulon një lëvizje të bujshme. Klubi i Serisë A, Genoa, po mendon që të marrë Elton Marinin për të mbuluar pjesën e skautizmit. Mbetet ende që të shihet sesi do të vazhdojnë bisedimet, nëse do të jetë Marini si përgjegjësi kryesor në zbulimin e lojtarëve për ekipin që ndodhet në elitën e futbollit italian.

Një nga goditjet më të mëdha të Marinit ishte afrimi i Ekuban te Partizani, teksa shumëkush e cilëson si sulmuesin më të mirë të huaj që ka ardhur në Superiore. Padyshim që mbi baza të tilla duhet të punojnë edhe klubet shqiptare, për të afruar njerëz të kualifikuar që rrisin edhe cilësinë e punës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online