Foli për dehjen e Kastratit me shokë, ish-futbollisti polak shpërthen keq: Mos më flisni për këta ka… e Ballkanit që vijnë këtu për para

Te Legia ka plasur një çështje e madhe sa i përket lojtarëve që u lanë jashtë në ndeshjen kundër Piast. Kastrati, Johansson dhe Rose u diskutuan se ishin të dehur dhe frekuentonin jetën e natës në Varshavë. Ndërkohë ish-futbollisti i Legias, Kowalczyk është shprehur në një program sportiv polak se ky “grup i dehur” i lojtarëve po prishin atmosferën në skuadër dhe për këtë arsye po vijnë rezultatet negative.

Ndërkohë trajneri serb Vukovic që ka qenë edhe pjesë e Legias, i ka dalë kundër deklaratës së Kowalczyk duke u shprehur me ironi: “Kowalczyk është ekspert kur vjen puna për alkolin, nuk ka asnjë provë. Këto fjalë i ka thënë para ndeshjes që do të luante Legia në kampionat”, tha Vukovic duke treguar se Kowalczyk kishte për qëllim që të dëmtonte më tepër ambientin e Legias.

Vetë klubi polak ka hedhur poshtë të gjitha zërat dhe tregon se do ta padis Koëalczyk për mashtrime pasi nuk ka asnjë vërtetësi se Kastrati, Johanson dhe Rose kanë frekuentuar jetën e natës. E si për të mbyllur të gjithën këtë diskutim, vjen reagimi i Koëalzyk sipas “Transfery.info”, duke iu drejtuar Vukovic: “Mos më lidhni me këta ka… nga Ballkani që dashurohen me Legian për paratë”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online