E bujshme/ “Do merrte të gjitha penalltitë dhe largimi i Neymar”! Zbulohet çfarë priste Mbape nga PSG, media franceze: Ndihet i neveritur nga dora që e ushqen

Mbape ishte në kryeqendër të vëmendjes në ndeshjen e fundit të PSG. Arroganca e francezit i kaloi të gjitha kufijtë, ndërsa shumë persona e kanë cilësuar si të vetmi drejtor sportiv që është futbollist.

Për shkakun e kërkesave të shumta, gjigandët e Ligue 1 ishin të gatshëm për të lëshuar çdo kufi vetëm që Mbape të mos largohej.

Le Parisien raporton se Mbape është takuar menjëherë me drejtorin sportiv të PSG dhe ndihej i neveritur nga dora që e ushqen. Por çfarë priste realisht francezi?

Fillimisht i ishte premtuar se do të merrte përsipër të gjitha penalltitë, ndërsa Neymar duhej të largohej, gjë e cila nuk ka ndodhur. Gjithashtu Mbape kërkonte rolin e yllit dhe që të gjithë t’i përshtateshin, në mënyrë që të mbyllte çdo aksion të rrezikshëm në sulm. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *