“Ndeshja më e veçantë e Europës”, gazetari spanjoll i jep jehonë: Do luhet një derbi shqiptar pa asnjë ekip nga Shqipëria

Shkupi-Ballkani ka tërhequr vëmendje jo vetëm te tifozët shqiptarë, por edhe ndër mediat e huaja. Ekipi që do të arrijë të kalojë në grupet e Conference League do të shkruajë histori me gërma të arta.

Ndërkohë gazetari spanjoll dhe autori i disa librave, Axel Torres, ka tërhequr vëmendje për këtë duel. Në një postim në Twitter, Torres shkruan se bëhet fjalë për një duel shqiptar pa asnjë ekip nga Shqipëria.

“Sot janë ndeshjet e Conference League. Ndoshta dueli më i veçantë është takimi mes Shkupit dhe Ballkanit. Një ndeshje shqiptarësh pa asnjë ekip nga Shqipëria në mes”, shkruhet nga Torres. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online