E bujshme/ Djali i Rudi Vatës mund të jetë shqiptari i radhës në Serinë A, bie në radarët e klubit italian

Kjo merkato vere ka dërguar jo pak lojtarë shqiptarë në Serinë A. Roko Vata mund të jetë shqiptari i radhës që do të luajë në elitën e futbollit italian sezonin e ardhshëm. “Tuttomercatoweb”-i bën me dije se djali i Rudi Vatës ka rënë në radarët e Torinos.

Klubi italian kërkon të shfrytëzojë situatën e 18-vjeçarit me Selltikun. Vata ka vetëm një vit kontratë me gjigantët skocezë dhe me shumë ngjasa do të lëvizë në këtë dritare transferimesh. 18-vjeçari luan në rolin e mesfushorit të avancuar, por edhe në të dy krahët e sulmit. Vata ka ndjekur të gjitha ekipt zinxhirë të Selltikut, deri në ekipin A, si dhe është pjesë e Kombëtares së moshave të Irlandës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online